21.9 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Ismaili: S’do të mund të thonë s’ka progam, do të thonë vetëm se jam i PDK-së

- Advertisement -

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka folur sot gjatë prezantimit të programit të tij zgjedhor, ku adresoi paraprakisht kritikat që sipas tij do të dominojnë fushatën.

Sipas tij, kritikët e tij nuk do të mund të vënë në dyshim as përvojën, as shkollimin, as ekipin dhe as programin e tij, por do të përpiqen të eklipsojnë këto me faktin që vjen nga PDK.

“Para se me folë për programin, po du me folë për një çështje: çka keni me dëgju në këtë fushatë për kritikat do të jetë shumë e thjeshtë – Urani është kandidat i mirë, por është me PDK-në. Nuk kanë me thanë ‘nuk ka përvojë’. Nuk kanë me thanë ‘nuk ka shkollim’. Nuk kanë me thanë ‘nuk ka ekip’. Nuk kanë me thënë ‘s’ka program të realizueshëm’. S’kanë me mujtë me thënë asgjë për tiparet të cilat e bëjnë një kryetar të mirë të Prishtinës. Por do të orientohen se unë jam PDK. Por mos harroni: si PDK kam qenë edhe ministër i Shëndetësisë dhe për dy vjet e kam pasë guximin me i ndalë qindra kontrata abuzive dhe me ia kursy shtetit 10 milionë euro çdo vit. Dhjetëra miliona euro të kursyera nga xhepat e qytetarëve, ndërkohë që kemi kriju shërbime të mira për familje që ishin në halle. Kam qenë ministër i PDK-së kur i kemi realizu këto suksese. Por në kohën time, dyert e spitalit asnjëherë nuk janë hapur me libreza partiake.” – tha Ismaili.

Të ngjashme

Të fundit