Derisa partitë politike garojnë ashpër për çdo votë, duket se “bashkimi” ndodh pikërisht në momentin e numërimit. Komisionerët e partive, të cilët gjatë fushatës ishin në “krahë të kundërt”, shndërrohen papritur në :shembull bashkëpunimi ndërpartiak”.
“Zgjedhjet po na ndajnë – por numërimi po na bashkon”, ka ironizuar Besa Ismaili, duke lënë të kuptohet se harmonia politike funksionon më së miri atëherë kur votat janë mbi tavolinë.
Një situatë që, sipas saj, dëshmon se dallimet politike zbehen përballë përgjegjësisë së përbashkët për procesin – ose të paktën për rezultatin.






