Besa Ismaili ka reaguar kundër thirrjeve për dhunë dhe ekzekutime, duke theksuar se praktika të tilla u përkasin regjimeve që nuk respektojnë jetën njerëzore.
Ajo ka deklaruar se pushkatimet dhe ekzekutimet janë praktika të shteteve të poshtra dhe të regjimeve që nuk respektojnë jetën e njeriut, duke shtuar se Kosova nuk duhet të jetë e tillë.
Sipas saj, një shoqëri demokratike ndërtohet mbi drejtësinë, ligjin dhe respektin për dinjitetin e çdo njeriu, e jo mbi dhunë dhe kërcënime.
Ismaili gjithashtu theksoi se asnjë mosmarrëveshje politike nuk mund të justifikojë thirrje për ekzekutim, ndërsa gjuha e urrejtjes dhe nxitja për dhunë janë të rrezikshme për shoqërinë dhe duhet të dënohen qartë nga të gjithë






