Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një herësh edhe kandidat për deputet me numrin 5, Uran Ismaili, në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ka thënë se PDK e kishte lexuar situatën në të cilën Vetëvendosje dhe Kurti dëshironin ti futnin partitë opozitare, pra në një përplasje polarizuese.
Ismaili ka thënë tutje se PDK është munduar të shpërfaq mungesën e vizionit të Kurtit të qeverisjes.
“Një kryeministër nuk është normale me kërkua zgjedhje të parakohshme kur e ka atë stabilitet qeveritar. Kur nuk e ke stabilitetin kërkon se bëhet e pamundur me qeverisë, por kur ke stabilitet qeveritar me kërku tregon se je tu këqyr me i mbyll humbjet shpejtë e shpejtë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se njëjtë Kurti ka vepru edhe në fushatë, pra në mungesë të debatit polarizues me dikën “atë ka me shpërfaqë që të ndjenjë që po e ka me shpërnda urrejtje”.
‘Ai po e ka një ndjenjë të jashtëzakonshme për me shpërnda urrejtje, një ndjenjë me shpërnda përçarje, një ndjenjë me marr një tabor me kthy kundër disa individëve, tash herë po dalin të jenë mediat, herë po dalin të jetë dikush… por idea e angazhimit të masës me ISO ta sulmoj dikë… është një modus operandi e tij”, ka thënë ai.
Sipas Ismailit, PDK nuk ka ra në grackën e Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, por ka thënë se kanë bërë zgjedhje për qytetarët për çmime, për energji, për shkollim, ekonomi e të tjera.
Ismaili tutje është shprehur se me 9 shkurt do të ndërrohet qeveria.
“Jam i bindur që qeveria do të ndërrohet, mendoj që do të jetë lajm i mirë sepse është mundësi e korrigjimit të politikave qeveritare”.
“Mendoj që Bedri Hamza nga perspektiva ime do të jetë kryeministër”, ka thënë Ismaili.