“Këta kanë i kanë parakushtet për ta bërë një kapërcim të madh në shëndetësi. Nuk ka asnjë vend ku qeverisja vjen në fletë të bardhë, pa asnjë problem. Qeveritë përballen me problemet e kohës. Qeveria nuk është për t’u arsyetuar, por për të punuar dhe për të dalë nga komoditeti”, ka deklaruar ai.
Duke e kritikuar ministrin e shëndetësisë, Rifat Latifi, Ismaili ka thënë se nuk është problem se çfarë mbathë ai, por ka thënë se mos-vullneti i tij për punë, është shqetësues.
“Nuk është problem a vjen me kaubojka, a me patike, a me xhinse në punë. Mungon vullneti për punë. Një neglizhencë jashtëzakonisht e madhe, gabime jashtëzakonisht të mëdha në menaxhim. Deklarime që do të rregullohet shëndetësia në 10-15 vitet e ardhshme. Pra, ai nuk është përgjegjës, do të jetë ministër por s’ka përgjegjësi aktuale, sepse rezultatet shihen pas 15 viteve”, ka thënë Ismaili.