Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka deklaruar se qytetarët e kryeqytetit meritojnë rezultate të menjëhershme në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe funksionimit të përditshëm të qytetit.
I ftuar në emisionin Rubikon, Ismaili tha se prioritetet e tij si kandidat fokusohen te zgjidhjet praktike dhe të prekshme për qytetarët, që nga pastërtia dhe ndriçimi publik, deri te trajtimi i problemeve si qentë endacakë.
“Konsideroj që rezultat duhet të jenë të menjëhershme për një Prishtinë që funksionon, është e pastër, e ndriçua dhe në mungesë të qenve endacakë dhe shumë gjëra të tjera që i mungojnë Prishtinë dhe për të cilat unë garoj.” – tha Ismaili.