16.3 C
New York
Friday, October 10, 2025

Buy now

Ismaili: Po e kërkoj votën për projekte reale, jo me rendera e vizatime

- Advertisement -

Uran Ismaili, kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja, ka theksuar se ai ka projekte të cilat janë të nevojshme për të ndihmuar në rregullimin e jetesës për qytetarët në kryeqytet.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ai kërkon ta mbështesin qytetarët në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

“Jam duke kërkuar edhe sot besimin e qytetarëve. Ju them: ma jepni një mundësi për t’i shërbyer Prishtinës, për projekte konkrete në lagjen tuaj, për projekte reale, jo për rendera dhe vizatime e propozime të cilat nuk kanë me ndodhë.”

“26-vjeçari na ka treguar, ne nuk kemi nevojë që të lexojmë raporte, e kemi përvojën tonë në Prishtinë. Për 26 vjet janë sjellë këto megaprojekte, por realiteti nuk ka ndodhur në jetën tonë”, ka thënë Ismaili.

Ismaili ka deklaruar se kur të rregullohen problemet bazike në Prishtinë, ajo do të bëhet një qytet më atraktiv edhe për turistët.

“Unë kam hyrë te projektet e prekshme. Kur kam thënë se Prishtina është e pandriçuar, i bie se është e dobët për sigurinë – nënat, vajzat dhe gratë nuk munden të ecin të sigurta në rrugët tona. Një qytet i pandriçuar nuk është atraktiv as për turistët.”

“Pra, kur ti fillon t’i rregullosh gjërat që janë të përditshme, që janë reale, ti po e përgatit qytetin për një vizion më të madh – për ngritje të kualitetit të jetës së banorëve, por edhe një ofertë për të gjithë ata që duan ta vizitojnë”, ka thënë Ismaili.

Të ngjashme

Të fundit