26.4 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Ismaili: Përparim Rama ka eskaluar me megaprojekte, unë trafikun e zhbllokoj për 18 muaj

- Advertisement -

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës në garën për kryetar të kryeqytetit, Uran Ismaili, sonte në Rubikon të Klan Kosovës, po flet për vendimin për t’i hyrë për herë të dytë kësaj gare.

Ismaili deklaroi se në planprogramin e tij për këtë garë nuk premton megaprojekte, pasi siç thotë ai, kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, kishte eskaluar me premtime të tilla. Ai deklaron se do të merret vetëm me projekte që përmirësojnë jetën e banorëve të kryeqytetit.

“E para, e kam pasur shumë me rëndësi që në programin tim t`i iki projekteve, të mos filloj fushatën me megaprojekte për të cilat ne jemi viktimë të fushatave të tilla për një kohë shumë të gjatë, dhe jeta jonë është viktimë e atyre fushatave dhe mos përgjegjësisë së udhëheqësve që e kanë marrë Prishtinën. Fushata të tilla ka pasur gjithmonë në Prishtinë, e ky [Përparim Rama] ka eskaluar në megaprojekte. Ka eskalu në megaprojekte gjatë fushatës, se kur je për herë të parë në garë, nuk ke punuar asnjëherë në institucione publike, nuk ke punuar asnjëherë në Kosovë, e ke atë dozë që njerëzit kanë mund me i besu. Unë nuk kam hy atje, kam hy në projekte që e përmirësojnë jetën e qytetarëve”, tha Ismaili në Rubikon.

Kandidati i PDK-së për Prishtinën, që është edhe nënkryetar i kësaj partie, zotohet se Trafikun Urban, që thotë se është njëri nga problemet më të mëdha të kryeqytetit, do ta zhbllokojë për 18 muaj.

“Unë kam listu se si arrihet të zhbllokohet trafiku për 18 muaj, nuk kam thënë lemani mua këtë punë. Unë këtë e kam bërë publike tash e një muaj, dhe nuk ka asnjë kritikë, asnjë, se zgjidhjet të cilat i kam propozuar nuk janë të duhurat. Kur kam thënë se duhet me i sjellë 100 autobusë në Prishtinë, sepse dhjetë vitet e fundit nuk është sjellë asnjë i ri. Unë i kam vendosë 18 muaj. Në rastin e autobusëve të rinj, procesi ka ngecë, unë e zgjidhi këtë problem. Nuk është proces që unë e nisi për së pari, pasi ky proces ka filluar që nga koha e Shpend Ahmetit, por ka mbet. Do t`i zgjidhi këto probleme që kanë mbet se bashku me BERZh-in, Trafikun Urban, që të vijnë shpejtë ato që kanë mbetur. Qytetarët duhet ta dinë se analizën e kam bërë të plotë dhe që 18 muaj janë më se të mjaftueshëm në shifrat e mija”, tha Ismaili.

Të ngjashme

Të fundit