Besa Ismaili ka reguar pas vdekjes se babait të Hashim Thaçit.
“Bacën Haxhi e deshtëm fort!
Prandaj largimi nga kjo botë e përkohshme dhe e padrejtë na mërziti pa masë!”, ka shkruar ajo.
Reagimi i plotë:
Bacën Haxhi e deshtëm fort!
Prandaj largimi nga kjo botë e përkohshme dhe e padrejtë na mërziti pa masë!
Herën e fundit që u pamë, përmallimi ia kishte mundur të gjitha sëmundjet…
Haxhiu mbylli sytë pasi pa të birin në vizitë, duke jetuar përherë krenar për arritjet e tij, dhe me mall për të parë drejtësinë dhe lirinë e tij.
Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen Thaçi dhe të gjithë ata që e njohën dhe e deshën.
Shpirti i tij pushoftë në paqe, aty ku prehen njerëzit e dashur të Zotit!
Të Zotit jemi, tek Ai kthehemi!