0.1 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Ismaili për “lojën” e Kurtit me Osmanin dhe Gërvallën: Njëjtë si me krejt aktivistët që i përdori me u ngritë, e sot janë harru

- Advertisement -

Bujë të madhe bëri së fundi publikimi i ministre Donika Gërvalla, në të cilin përmendi NATO-n, KFOR-in, por assesi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës teksa uroi Ditën e Çlirimit.

E kjo nuk është hera e parë që ministrja Gërvalla zgjodhi që të bëjë publikime të tilla.

E pas kësaj dhe reagime të shumta ndaj saj, është deklaruar edhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili.

Ismaili i cili njihej nga njerëzit e parë të VV-së, tha se po bëhet një lojë sa i përket Gërvallës e presidentes Vjosa Osmani, pikërisht nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij, Kurti do ta shkarkojë Donika Gërvallën, por jo tani duke e lënë atë të gabojë edhe disa herë të tjera, në mënyrë që më pas ta bëjë spektakolare largimin e saj, transmeton lajmi.net.

Madje Ismaili tha se Kurti i përdori ato për të marrë 50% të votave, ndërsa meritat i mori për vete.

“Dy njerëz i kanë ndihmue Lëvizjes me i marrë 51%: Vjosa edhe Donika. Pa to s’jau kish kakitë dhami kurrë. Vjosën e hoqi prej loje tuj e ba Presidente, e Donikën nuk e shkarkon pa i ba edhe disa gabime, në ndërkohë që vazhdimisht propagon se i ka fitue 51% vetë, pa i përmendë këto dyja, e kurrkon tjetër prej listës Guxo, asnjiherë. E kur të vjen momenti, ka me e shkarkue Donikën në mënyrë spektakolare, tuj e ba shumë të madhe se qysh e “hoqi qafe”, e tuj tentue me e rujtë përqindjen, thue se e ka fitue vetë.”shkroi Ismaili.

Postimi i plotë:

Dy njerëz i kanë ndihmue Lëvizjes me i marrë 51%: Vjosa edhe Donika. Pa to s’jau kish kakitë dhami kurrë. Vjosën e hoqi prej loje tuj e ba Presidente, e Donikën nuk e shkarkon pa i ba edhe disa gabime, në ndërkohë që vazhdimisht propagon se i ka fitue 51% vetë, pa i përmendë këto dyja, e kurrkon tjetër prej listës Guxo, asnjiherë.

E kur të vjen momenti, ka me e shkarkue Donikën në mënyrë spektakolare, tuj e ba shumë të madhe se qysh e “hoqi qafe”, e tuj tentue me e rujtë përqindjen, thue se e ka fitue vetë.

Njajtë si me Agim Veliun, pa të cilin s’e kish marrë pushtetin herën e parë. Njajtë si me “tradhtarët e Molliqajt”, pa të cilët nuk i dyfishue në vota më 2017. Njajtë si me krejt aktivistat tjerë që i përdori me u ngritë, e masnej ua futi kepën tuj i injorue, prej Florin Krasniqit që ia mori gjysë milioni me mbetë gjallë e masnej s’ia futi ma, deri te aktivistët që me vjet i kanë ngrehë zhag, e sot janë të harruem.

Strategji e kahmotshme kjo. Donika ka me ecë, amo nji herë s’o momenti. Kur të afrohen zgjedhjet edhe do me i hjekë “guximtarët” e listës Guxo, ia ndjeni krismën. E kjo lladika ndërkohë ka me vazhdue me e ba mut me qesi gabimesh (edhe Lëvizja sigurt ia nimon me gabue), që me ia ndreqë penallin Lëvizjes deri te momenti.

Linçimit të Donikës i kontribuojnë edhe aktivistat, se po e përgatisin terrenin. Veç ju jeni qorra e s’i shihni këto lojë propagande.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit