Përfaqësuesi i PDK-së, në takimin me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, Uran Ismaili, është shprehur se janë të gatshëm për formimin e qeverisë së re duke pasë emrin e kandidati të vet për kryeministër.
”PDK e ka kandidatin e vet, e ka programin e qartë. Formimi i qeverisë do ta ketë veç një cak, përmirësimin e jetës së qytetarëve”.
Tutje ai ka komentuar edhe ftesën e Kurtit drejt LDK-së për takim, transmeton klankosova.tv.
”Është vendim i tyre, këtë pyetje është mirë t’ua bëni atyre, është e drejt e tyre”.
”S’kam asnjë mendim sesi ata e paraqesin mendimin e tyre”.
”Ka një konsensus të gjithë qytetarëve me të gjitha librezat partiake, që ekspertë të qeverisjes, kryeministër më të mundshëm për zhvillim ekonomik, se Bedri Hamza nuk ka”.
”Përmirësimi i gjendjes së qytetarëve, s’mundet me u bo pa dikënd që është ekspert në ekonomi. Andaj kjo ish deshtë me qenë përgjigja”.