9.1 C
New York
Wednesday, November 12, 2025

Buy now

Ismaili pas dorëheqjes së Krasniqit: PDK është më e madhe se kur e more përgjegjësinë – vazhdojmë bashkë drejt fitoreve

- Advertisement -

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të PDK-së.

Në një status në Facebook, Ismaili ka shprehur mirënjohje dhe krenari për punën e Krasniqit, duke e cilësuar atë si njeriun që ka hapur rrugën për një brez të ri brenda partisë.

“Me Memlin e kam bërë çdo hap në politikë, tash e dy dekada. Jam shumë krenar për punën e tij, por edhe për dashninë e madhe që gjithmonë ia ka dhënë PDK-së”, ka shkruar Ismaili.

Ai ka theksuar se dorëheqja e Krasniqit është bërë “me bindje të plotë dhe me dinjitet të jashtëzakonshëm”, për të krijuar një momentum të ri për PDK-në dhe Kosovën.

“Për Memlin, PDK ka qenë gjithmonë e para – përtej çdo kalkulimi personal. Sot, PDK është më lartë dhe me rezultate më të mira se kur ke marrë përgjegjësinë për ta udhëhequr”, ka shtuar ai.

Në fund, Ismaili ka theksuar se do të vazhdojnë bashkë drejt “fitoreve të reja”.

Të ngjashme

Të fundit