“Optimistë dhe të energjizuar” ishin dy fjalët me të cilët e përshkroi angazhimin aktual zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës, kandidati i këtij subjekti, Uran Ismaili, në “Debat Plus”.
Ismaili tha se këto në këto zgjedhje “ka disponim të madh për të votuar Bedri Hamzën” ndërsa e njëjtësoi me kohët kur PDK-ja “i merrte mbi 220 mijë vota”.
“Hapësira për m’e votu PDK-në është mjaft e madhe, njerëz janë në disponim me votu Bedri Hamzën…Dy javë i kemi tejet të dobishme, dhe si të tillë, po u them njerëzve lypne fitoren se kemi hapësirën më të madhe që e kemi pas ndonjëherë për fitore”, tha Ismaili.
“Nuk kemi limitime rajonal që mos me na depërtu mesazhe, ka pranim mesazh dhe pranueshmëri të zotimeve të Hamzës….Edhe e kalumja e Hamzës, njerëzit e kanë pa dedikimin e tij ndaj qeverisjes”, tha ai.
“Jemi në situatë optimsite dhe të energjizuar…Kemi kërkesa të mëdha për tubime, për atë po them që po ma kujton kohën kur i kemi marrë mbi 220 mijë vota”, shtoi ai.