Besa Ismaili nga PDK ka shkruar se nuk mund të paramendohet hipokrizia në politikë pa Albin Kurtin.
Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar disa fjalë për, siç ka thënë lidhur me hipokrizinë e disave ndaj Gjykatës Speciale, transmeton Scanner.
“Në vend të kundërshtimit dhe dekonstruktimit të narrativave të Serbisë për UÇK-në dhe çlirimtarët, kryeministri përzgjedhë ekuivoke hipokrite në ditën e çlirimit të Kosovës, ditë për të cilët nuk e ka asnjë meritë”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Nuk mund të paramendohet hipokrizia në politikë pa Albin Kurtin
——————-
Dy gjëra lidhur me hipokrizinë e disave ndaj Gjykatës Speciale.
Pse është votuar?
Raporti i institucioneve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë stoik dhe i pandryshueshëm, në kohën kur ka ardhur si çështje politike për votim të dhomave të specializuara në Hagë. Rruget e tjera të krijimit të saj, do të ishin edhe më fatale për Kosovën.
Nga trysnia ndërkombëtare, është zgjedhur përballja.
Për këtë përballje është dashur së pari trimëri, e pastaj pozicion dytësor karshi imazhit të Kosovës në botë. Të dyja këto kanë qenë tipare të Kadri Veselit.
Qeveria e Kosovës, në anën tjetër, përveç që po tregohet e paaftë në dialogim dhe jo transparente, ajo nuk e ka idenë më të vogël për dëmet e Kosovës të shkaktuara nga narrativa e Serbisë, në kohën kur proceset kundër çlirimtarëve po zhvillohen në Hagë.
Në vend të kundërshtimit dhe dekonstruktimit të narrativave të Serbisë për UÇK-në dhe çlirimtarët, kryeministri përzgjedhë ekuivoke hipokrite në ditën e çlirimit të Kosovës, ditë për të cilët nuk e ka asnjë meritë.
Nuk mund të paramendohet hipokrizia në politikë pa Albin Kurtin.