0.5 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Ismaili: Një qeveri masivisht e dështuar nuk mund të jetë alternativë politike në zgjedhjet e 2025-s

- Advertisement -

Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, ka thënë se një qeveri masivisht e dështuar nuk mund të jetë alternativë politike në zgjedhjet e 2025-s.

“Deklarata e sotme e z. Kurtit: ‘Edhe në këtë mandatin e dytë edhe me përvojën që e kemi, kena me mujt me ec edhe më mirë edhe më shpejt’ – është një formë retorike që po përdoret si një justifikim për dështimet e kaluara. Por një gjë që kryeministri Kurti e di, por nuk do t’ia di fare është përgjegjësia e tij për llogaridhënie për premtimet e pambajtura, dështimet dhe devijimet, përpara se të justifikohet dhe të kërkojë mundësinë e dhënies së një mandati tjetër”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.

Ajo ka thënë se bilanci negativ i qeverisjes së Kurtit vetëm sa do të shumëfishohej me një mandatë të dytë.
“Prandaj, #bedrihamzakryeministër. Prandaj #mamirë!”, ka shkruar Ismaili.

 

Lajme

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit