Në debatin e mbrëmjes së sotme në emisionin Rubikon, kandidati i PDK-së për Komunën e Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar kritikat ndaj kryetarit aktual dhe kundërkandidatit të tij, Përparim Rama, duke e akuzuar për mungesë të rezultateve konkrete dhe qasje jo realiste ndaj sfidave të qytetit.
“Po ta jap një statistikë, në Prishtinë, nga 1800 rrugë gjithsej, 1200 janë të pandriçuara. Ndërkohë Tirana, për shembull, i ka 85% të rrugëve të ndriçuara.
Dhe ideja është që ne po flasim e flasim, por z. Rama, me gjithë respektin, ende ka ndjesinë e kandidatit për herë të parë, do t’i bëjmë, do t’i bëjmë, dot i bëjmë. Na kanë shkuar katër vite të jetës sonë kështu”, u shpreh Ismaili.