3.1 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Ismaili: “Kosova mundet më mirë!” përmban në vete sukseset e së kaluarës dhe kritikën ndaj të tashmes

- Advertisement -

Uran Ismaili Nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Debat Plus në RTV Dukagjini ka folur lidhur lidhur me slloganin e partisë për zgjedhjet nacionale të cilat do të mbahen me 9 shkurt të vitit 2025.

Ai ka thënë se sllogani ”Kosova mundet ma mirë!” është shumë i mirë.

‘Është një sllogan i cili për mua mbart një peshë emocionale të një premtimi që njerëzit e Kosovës nuk kanë nevojë me pranuar nëj mesatare apo me pranu një zhgënjim por që munden me besu që munden me arrit një shpresë, një krenari në vendin e tyre. Kështu që sllogani ’Kosova mundet më mirë’, Bedri Hamza për kryeministër është një sllogan që mundemi me thënë se është një thirrje për një udhëtim kolektiv, pra e shpërndanë përgjegjësinë nëpërmjet një programi politik por edhe nëpërmjet qytetarëve”.

“Besojmë që ky interaksion i qytetarëve dhe i joni si program i qytetarëve e bënë Kosovën më të mirë. Është një kritikë e lehtë ndaj mos sukseseve apo atyre aspiratave që kanë mbet të parealizume”, ka thënë Ismaili në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Ai është pyetur se nëse Albin Kurti është duke punuar mirë dhe se PDK mundet më mirë.

“Kritika është është që Kosova mundet më mirë, tregon që përmban në vete sukseset e së kaluarës, përmban në vete kritiken ndaj të tashmës, por e përmban në një formë që ka aspirat të shpresës për të ardhmen. Pra, nuk e len që  e tashmja me na definu”, ka thënë Ismaili.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit