13.9 C
New York
Monday, October 28, 2024

Buy now

Ismaili i reagon Azemit të LDK, i cili e quajti “bajat” Agim Aliun

- Advertisement -

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, i ka reaguar kryetaritë LDK-së në Ferizaj, Visar Ademi, i cili paralajmëroi se do të kandidojë për kryetar të Ferizajt, duke thënë se Agim Aliu kryetari i Komunês së Ferizajt qenka “bërë bajat”, shkruan Scanner.

Në një postim në Facebook, Ismaili, duke ju kundërpërgjigjur Ademit, ka shkruar se Sa do të dëshiroja që kryetari i Kryeqyteti Prishtina z.Përparim Rama, i emëruar prej LDK-së, të bëhej bajat për ne njësoj sa Agim Aliu kryetari i Komuna e Ferizajt qenka “bërë bajat” , sipas kryetarit të LDK-së në Ferizaj.

Postimi i plotë:

Një pohim bajat për bajatizmin

Sa do të dëshiroja që kryetari i Kryeqyteti Prishtina z.Përparim Rama, i emëruar prej LDK-së, të bëhej bajat për ne njësoj sa Agim Aliu kryetari i Komuna e Ferizajt qenka “bërë bajat” , sipas kryetarit të LDK-së në Ferizaj.

Po mendoj, ku ta kishte Prishtina fatin e ferizajasve dhe Përparim Rama të vyente dhe të ndërtonte nënkalime dhe unaza, të transformonte Prishtinën aq sa Agim Aliu qytetin e Ferizajit. Por nuk e pati, fatkeqsisht.

Sipas këtij eksponenti të LDK-së, të punosh dhe t’u shërbesh qytetarëve vazhdimisht edhe po bëheshke BAJAT. Siç!

Mbase njerëz që preokuptohen më shumë për imazhin dhe mirëqenien e vet sesa të qytetit edhe mund të mendojnë se mos të vyesh gjë prej gjëjet, zero, null, 👎🏻, të degradosh, të plogështosh dhe të mplakësh qytetin siç bëri Përparim Rama i LDK-së, është gjë taze, është IN dhe në trend.

https://www.facebook.com/share/p/E765t3ui3SGXnXS3/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit