8.4 C
New York
Thursday, April 17, 2025

Buy now

Ismaili i përgjigjet VV-së: Kryeministrin e ri e përcaktojnë 61 vota, ne e kemi kandidatin që e formon shumicën

- Advertisement -

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka kundërshtuar qëndrimin e VV-së se kryeministri i ardhshëm do të jetë Albin Kurti.

Pas takimit që partitë politike kanë pasur me ish-kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ai ka thënë se kryeministri i ardhshëm do të jetë ai që i bën 61 vota.

Ai është shprehur optimist se qeverinë e re do ta formojnë partitë opozitare.

Unë dëgjova ma herët që po thuhet që dihet emri i kryeministrit, në realitet emrin e kryeministrit e dinë 61 vota. Këtu përfundon”, ka thënë Ismaili.

Ai ka bërë me dije se pozicioni i PDK-së është i qartë.

Sipas tij, opsionet për formimin e qeverisë janë me partitë opozitare.

Ideja e vijave të kuqe nuk domethënë gjithnjë në kuptimi e koalicionit. Si opozitë kemi thënë sa i përket formimit të Qeverisë, i takon partisë që ka dalë e para që ta ketë aftësinë, bashkëpunimin dhe komunikimin për ta formuar Qeverinë. Nuk jemi në atë fazë, nuk kemi vënë kushte. Opsionet janë me partitë opozitare. Ne e kemi një pozicion jashtëzakonisht të qartë, por edhe një besim të madh që e kemi një kandidat që arrin ta formojë një shumicë nëse kemi një paaftësi të partisë se parë që ta formojë qeverinë”, ka thënë Ismaili.

Të ngjashme

Të fundit