Ish- deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka reaguar pas heqjes së masave ndaj Kosovo, duke e cilësuar këtë zhvillim si provë të një dështimi të rëndë politik, raporton Scanner.
Sipas saj, vendi u fut në sanksione për shkak të vendimeve të gabuara dhe të paramenduara, duke shkaktuar kosto të mëdha ekonomike që, sipas saj, po i paguajnë qytetarët.
Ismaili theksoi se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje e izoloi Kosovën nga aleatët, ndërsa tani, sipas saj, po vetë-duartrokitet për daljen nga një krizë që vetë e krijoi.
Postimi i plotë:
Humbje kohe. Humbje besimi. Humbje kredibiliteti.
Heqja e masave ndaj Kosovës është prova më e qartë e një dështimi të rëndë politik, me kosto marramendëse ekonomike që po e paguajnë qytetarët.
E futën vendin në sanksione me vendime të paramenduara të gabuara, e izoluan nga aleatët dhe LVV tani po vet-duartrokiten pse po e nxjerrin nga kriza që vetë e krijuan.
Asnjë festë. Vetëm përgjegjësi.Përgjegjësi!
@highlight






