18.8 C
New York
Thursday, August 21, 2025

Buy now

Ismaili: Gabimet e liderit si strategji – dështimet e Haxhiut si flijim

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili-Ahmeti, ka theksuar se partitë tona janë goxha mjeshtërore në ngritjen e “figurave”. Por, sipas saj, zakonisht figurat janë mashkullore. “Festohen si heronj”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

- Advertisement -

“Partitë, liderët e partive, më saktësisht, janë mjeshtër edhe për t’i shitur gabimet si “strategji”. Partitë rrallë ngrisin figura gra, dhe kur ato ngrihen, jo rrallë ngrihen përmes mekanizmave të asistenteve, grave të bindura, trajtohen si dekor, edhe më rrallë si partnere politike apo si vendimmarrëse”, ka shkruar Ismaili-Ahmeti.

Postimi i plotë:

Partitë tona janë goxha mjeshtërore në ngritjen e “figurave”. Por zakonisht figurat janë mashkullore. Festohen si heronj.
Partitë, liderët e partive, më saktësisht, janë mjeshtër edhe për t’i shitur gabimet si “strategji”.

Partitë rrallë ngrisin figura gra, dhe kur ato ngrihen, jo rrallë ngrihen përmes mekanizmave të asistenteve, grave të bindura, trajtohen si dekor, edhe më rrallë si partnere politike apo si vendimmarrëse.

Shembuj? Mjafton të shohim rastin e Albulena Haxhiut: një emër i ngritur, i përdorur, por i konsumuar shpejt, i lënë lënë në sulmin e opinionit publik dhe talljes, dhe i rregjistruar në mbamendjen institucionale si emër dështuar për dhjetëra herë.

Për Albinin, njerëzia ende mendojnë se ishte strategji përdorimi i Albulenës, edhe asaj tjetrës…

Deri kur? Deri kur gratë e politikës do të vazhdojnë të zbatojnë të tilla “strategji” joetike të liderit, heshturazi dhe me indiferencë?

Të ngjashme

Të fundit