Kandidati për deputet nga PDK-ja, Uran Ismaili, tha se partia të cilës i përket nuk ka bërë asnjëherë kalkulim me Vetëvendosjen.
Ismaili tha se me VV-në s’kanë kalkuluar as kur i kanë shkuar në darkë e as kur kanë pasur diskutime, siç tha ai, për zgjedhje, dhe se s’kanë lënë opsion të hapur për koalicion.
“Për mua vetëm një gjë është e rëndësishme, Bedri Hamza, sepse nëse thuhet se po hyjmë në koalicion me partitë opozitare dhe nuk është Bedri Hamza kryeministër, nuk dua të hyjë, as me LDK-në s’dua të hyjë në një vend ku nuk është Bedri Hamza, sepse i besoj programit të tij”.
“Nëse bëhet Bedri Hamza kryeministër, me të gjithë po ulemi dhe po flasim. Mendoj që ne do t’i fitojmë zgjedhjet dhe kush e mbështet Bedri Hamzën kryeministër, vjen në tavolinë”, tha Ismaili.