Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili, e ka vizituar në Dhomat e Specializuara në Hagë ish-kryetarin e kuvendit, Kadri Veselin, me rastin e ditëlindjes së tij.
Ismaili tha se Veselit me rastin e ditëlindjes ia përcolli urimet e qytetarëve të Kosovës, ku sipas tij, Veseli ishte falënderues dhe mirënjohjes ndaj secilit.
“Qoftë kjo vizita ime e fundit tek ti në Hagë me rastin e ditëlindjes. Të radhës, uroj që t’a festojmë bashkë në Kosovë. Urime – Kadri Veseli”, shkroi Ismaili
Veseli po vazhdon të mbahet në Dhomat e Specializuara në Hagë ku mbi, sikur edhe ndaj Thaçit, Selimit e Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte e krime kundër njerëzimit.