Home Zgjedhjet 2025 Ismaili e PDK-së: Ne nuk premtojmë fjalë boshe, ne bëjmë realitet projektet që i shërbejnë qytetarit

Ismaili e PDK-së: Ne nuk premtojmë fjalë boshe, ne bëjmë realitet projektet që i shërbejnë qytetarit

0
Ismaili e PDK-së: Ne nuk premtojmë fjalë boshe, ne bëjmë realitet projektet që i shërbejnë qytetarit

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së me numrin 41, Besa Ismaili, ka thënë se kjo parti është për qytetarët dhe të ardhmen e tyre.

Ajo ka thënë se “ne nuk premtojmë fjalë boshe – ne bëjmë realitet projektet që i shërbejnë qytetarit”.

Postimi i plotë i Ismailit në Facebook:

PDK për qytetarin – Për një të ardhme më të mirë!

Ishim në lagjen Qendresa, ku patëm një takim të ngrohtë me qytetarë aktivë që kërkojnë ndryshim dhe zgjidhje reale.

Këtu, dy pushtete radhazi për më shumë se 10 vite dështuan të ndërtojnë madje një shkollë të vetme kaq të nevojshme për fëmijët dhe familjet e kësaj zone.

PDK është gati të kryejë punë!

Ne nuk premtojmë fjalë boshe – ne bëjmë realitet projektet që i shërbejnë qytetarit. Me përkushtim realizojmë atë që të tjerët e lanë pas dore.

Votoni PDK 131 për #MaMirë
Bedri Hamza kryeminister 1
#MemliKrasniqi2
#besaismaili41

Exit mobile version