20.1 C
New York
Friday, May 16, 2025

Buy now

Ismaili e PDK-së e bën horë Gërvallën

- Advertisement -

Besa Ismaili e PDK i ka.reaguar Donika Gervalles, e cila sot u mor me Hashim Thaçin, në një postim të saj, raporton Scanner.

“Diplomacia nuk është art i përçarjes, por i ndërtimit të urave, art që president Hashim Thaçi e zotëronte me mjeshtëri”, ka shkruar Ismaili.

Sipas saj, Partnerët ndërkombëtarë nuk janë të verbër ndaj përçarësve të brendshëm dhe ata nuk pranojnë lobime nga zëra të pabesë për vendin e vet, zyrtarë jokompetentë dhe të izoluar diplomatikisht si znj.Donika Gervalla!

Reagimi i plotë:

Bllokada në Kuvend është sport i lehtë për një pushtet që me aq lehtësi dhe pashpirtësi e ka bllokuar edhe vetë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Diplomacia nuk është art i përçarjes, por i ndërtimit të urave, art që president Hashim Thaçi e zotëronte me mjeshtëri.

Ndërsa për znj. Gërvalla, detyra e vetme ku do duhej të angazhohej me kaq pasion, nuk është hija e president Hashim Thaçit, por ndërtimi i urave dhe pajtimi mes fytyrave të saj të shumta dhe të shëmtuara politike që reflektojnë urrejtje, injorancë dhe përçarje, fillimisht me veten, e pastaj me të tjerët.

Paramendoni ç’barrë për politikën e jashtme dhe ç’pengesë për ndërtimin e aleancave të qëndrueshme ka qenë një ministre si Donika Gervalla!

Partnerët ndërkombëtarë nuk janë të verbër ndaj përçarësve të brendshëm dhe ata nuk pranojnë lobime nga zëra të pabesë për vendin e vet, zyrtarë jokompetentë dhe të izoluar diplomatikisht si znj.Donika Gervalla!

E ulët: Thaçi qe 5 vjet në Hagë, shikoni se si Gërvalla e godet me video dezinformuese

Të ngjashme

Të fundit