Besa Ismaili e PDK-së ka reaguar pas raportimeve se profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, është sulmuar fizikisht në ambientet e institucionit ku punon të martën në mesditë, shkruan Scanner.
“Dhuna ndaj profesoreshës Latifi-Pupovci është indinjuese, irrituese!”, shkruan Ismaili, sipas së cilës veprime të tilla të dënueshme janë pengues të zhvillimit të arsimit dhe kërcënojnë rëndë integritetin akademik të institucionit dhe mësimdhënësve!
Postimi i plotë:
Dhuna ndaj profesoreshës Latifi-Pupovci është indinjuese, irrituese!
Veprime të tilla të dënueshme janë pengues të zhvillimit të arsimit dhe kërcënojnë rëndë integritetin akademik të institucionit dhe mësimdhënësve!
Veprime të turpshme të dhunës duhet të marrin fund!