18.7 C
New York
Thursday, May 1, 2025

Buy now

Ismaili e PDK: Propozimi më serioz i Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit do të ishte Labinotë Demi- Murtezi

- Advertisement -

Besa Ismaili – Ahmeti nga PDK-ja, duke komentuar situatën e krijuar në Kuvend për zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni ligjvënës,  tha se deputetja Labinotë Demi- Murtezi, do të ishte propozimi më serioz dhe më korrekt nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit.

“Kauzat gjinore nuk janë terren për instrumentalizim cinik, as trampolina për ambicie personale me çmimin e përçarjes, indinjimit dhe polarizimit të opinionit të gjerë publik.

Nëse Lëvizja VetëVendosje dëshiron të korrigjojë  imazhin e vet si një përdoruese e paskrupulltë e kauzave dhe narrativave gjinore, ajo duhet të fillojë duke trajtuar përfaqësimin e grave më me seriozitet dhe korrektësisht!

Fundja,  barazia gjinore nuk ndërtohet me figura të kompromituara, por me figura  të respektuara, që mbajnë ca përgjegjësi në punë dhe kanë edukatë në komunikim dhe ndërveprim njerëzor.

Se këndejmi, unë them se deputetja Labinotë Demi  Murtezi, për shumë arsye do të ishte propozimi më serioz dhe më korrekt nga ana LVV-së  për kryetare të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, shkroi në fb, Besa Ismaili – Ahmeti.

Të ngjashme

Të fundit