18.6 C
New York
Friday, October 3, 2025

Buy now

Ismaili e konfirmon edhe një herë pjesëmarrjen në debat: Vendimet i marrë unë

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, e ka konfirmuar edhe një herë pjesëmarrjen e tij në debat në Rubikon me kundërkandidatët e tij për kryeqytetin.

Ismaili i komentoi edhe videot që kandidati i LDK-së për Prishtinë, Përparim Rama dhe ai i VV-së, Hajrulla Çeko, i kanë bërë ndaj njëri-tjetrit për debat, e për të cilat tha se s’ka dashur të bëhej pjesë e këtij, siç e quajti ai, pingpongu mes Ramës e Çekos.

“Deri sot nuk kam reaguar fare, vetëm se kam thënë këtu vi. Filloj debati, një diçka që është një normë demokratike te ne që mundohemi ta mbajmë. Filloi edhe ajo të bëhej konflikt. Prej debatit demokratik u kthye në një konflikt mes atyre dyve prapë”.

“Po shpresoj se dalim prej kulturës së konfliktit dhe mbajmë debate siç është dashur të mbaheshin”, tha Ismaili në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se për qendrën e PDK-së në Prishtinë flet vetëm ai dhe është vetëm ai që merr vendime për aq kohë sa është në garë por edhe në rast se bëhet kryetar.

“Siç e kam thënë shpesh, po e them prapë që në këtë qytet nga kjo parti flas unë dhe unë marrë vendime për aq kohë sa jam në garë dhe sa jam kandidat por edhe nesër si kryetar flas veç unë. Nuk është as në diskutim ajo që duhet dikush të marrë një vendim në vend timin”.

“Duhet ta ulim logjikën e konfliktit sepse debati nuk është boks, por do të vijmë të flasim me fjalë tona dhe me programe tona”, tha Ismaili.

 

Të ngjashme

Të fundit