13.6 C
New York
Friday, October 31, 2025

Buy now

Ismaili: Dhuntia e Donika Gërvallës është: njëherë flet – dy herë ngatërrohet

- Advertisement -

Besa Ismaili – Ahmeti i ka kritikuar deklaratat e zëvendëskryeministres në detyrë, njëherit ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila ka thënë se “në Mitrovicë po përlsalen konceptet e Hashim Thacit dhe Albin Kurtit”.

Ismaili-Ahmeti shkruan se ajo njëherë flet e dy herë ngatërrohet.

“Dhuntia e Donika Gërvallës është: njëherë flet – dy herë ngatërrohet. Në titullin që shihni më poshtë, atë që vlente për Thaçin e kishte thënë për Kurtin, dhe anasjelltas.  Megjithatë, ato që ish-ministrja i ngatërroi, populli i di mirë: në Mitrovicë  realisht po përplasen e vërteta dhe mashtrimi.Në këtë betejë të koncepteve, nëse ende ka  dikush që ka dilemë, mjafton të lexojë/të dëgjojë  Donikën, kështu bindet se e vërteta është e kundërta e pohimeve të saj”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme

Të fundit