Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Uran Ismaili, ka thënë që kandidati për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamza, është i pranueshëm për administratën amerikane.
Ai përmendi edhe takimet e Hamzës me zyrtarët amerikanë si një sinjal për raportet e mira mes tyre.
“Ne e kemi parë që kemi qenë në sanksione. Kjo tregon faktin qe Kosova e ka të ardhmen në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Ismaili në Jehonën Politike të Klan Kosovës.
“Bedri Hamza është takuar me zyrtarë amerikanë, si kandidat. Ai është një person që administrata amerikane e njeh. Ka pasur pozicione të rëndësisë së lartë. Ka qenë shumë e lehtë me ftu dhe me shku ai atje. Hamza është i pranueshëm për administratën amerikane”.
Ismaili tha se aleatët e Kosovës shohin te Hamza një personalitet që punon për të mirën e qytetarëve.
“Aleatët tanë e shohin Bedri Hamzën si një person që punon dhe funksionon për të mirën e qytetarëve, ai dhe arrin me i forcu marrëdhëniet, që i ndihmojnë edhe ekonomisë së vendit”






