Home Lajme Ismaili: Arritja më e madhe e kryeministrit në largim, kultura politike e bazuar në urrejtje dhe përçarje

Ismaili: Arritja më e madhe e kryeministrit në largim, kultura politike e bazuar në urrejtje dhe përçarje

0
Ismaili: Arritja më e madhe e kryeministrit në largim, kultura politike e bazuar në urrejtje dhe përçarje

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së me numrin 41, Besa Ismaili, ka thënë se mrritja më e madhe e kryeministrit në largim, Albin Kurti është kultura politike e bazuar në urrejtje dhe përçarje.

“Në vend që të ofrojë zgjidhje dhe të udhëheqë me shembull, Albin Kurti është baba i një kulturë politike të bazuar në urrejtje dhe përçarje”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Postimi i plotë:

 

 

Arritjamë e madhe e kryeministrit në largim: Kultura politike e bazuar në urrejtje dhe përçarje

Në vend që të ofrojë zgjidhje dhe të udhëheqë me shembull, Albin Kurti është baba i një kulturë politike të bazuar në urrejtje dhe përçarje.

Dënimi i shqiptuar nga PZAP për gjuhën fyese të z.Kurtit tregon që institucionet që mbikëqyrin sjelljen publike janë funksionale dhe të pavarura.

Sjellje të tilla duhet të dënohen publikisht, sepse ato nuk përfaqësojnë vlerat që një lider duhet të mishërojë.

Thuani JO çdokujt që me gjuhën e tij cenon unitetin, respektin dhe normat e shoqërisë sonë.

Exit mobile version