-8.2 C
New York
Wednesday, January 28, 2026

Buy now

Ismaili: Antikushtetueshmëria mbetet fakt politik dhe moral i Kurtit dhe LVV-së

- Advertisement -

Ish- deputetja Besa Ismaili ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka konfirmuar shkeljen e Kushtetutës nga Qeveria Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, lidhur me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit.

Sipas saj, kjo zgjedhje ka qenë antikushtetuese që në fillim, ndërsa aktgjykimi vetëm sa e ka vërtetuar atë që, siç u shpreh, dihej prej kohësh.

Ismaili theksoi se një pushtet që shkel Kushtetutën nuk ka legjitimitet demokratik, nuk përfaqëson qytetarët dhe nuk mund të flasë në emër të shtetit të së drejtës.

Postimi i plotë:

Antikushtetueshmëria mbetet fakt politik dhe moral i Albin Kurtit dhe LVV-së

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e konfirmoi atë që dihej prej kohësh: zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit ishte antikushtetuese.

Nga shkelja e Kushtetutës, pushteti i Kurtit as
nuk ka legjitimitet demokratik, as nuk përfaqëson dhe as nuk mund të flasë në emër të shtetit të së drejtës!

 

Të ngjashme

Të fundit