Ish deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka thënë se Albin Kurti ka nevojë për pushtet të pakontrolluar, Kosova jo.
“Kur një njeri kontrollon Qeverinë, Kuvendin dhe synon edhe Presidencën, balancat bien, kontrolli zhduket dhe institucionet e pavarura bëhen institucione të frikësuara”, ka shkruar ajo në Facebook.
Sipas Ismailit, shteti duhet t’i rezistojë pushtetit dhe jo t’i nënshtrohet atij.
“Andaj konsideroj që shoqëria jonë duhet të ngre zërin për t’ia kufizuar pushtetin dhe jo për t’ia koncentruar tërë pushtetin në dorën Albin Kurtit. Sepse Albini është ngrykës, nuk ngopet as atëherë, dhe asnjëherë”, ka shkruar ajo.
Ismaili ka theksuar se Kosova duhet të parandalojë bërjen e një ajatollahu të ri, në kohën kur ata po zhbëhen kudo në botë.
“Kosova duhet t’a shijojë demokracinë dhe lirinë e saj. Lirinë nga frika, siç e definoi Ruzvelti”, ka shkruar ndër të tjera ish deputetja, profesoresha Besa Ismaili.






