7.2 C
New York
Tuesday, April 8, 2025

Buy now

Ismaili: Albin Kurti duhet të ndalojë së shpikuri armiq të brendshëm

- Advertisement -

Anëtarja e PDK, Besa Ismaili, ka thënë se “formimi i qeverisë nga zgjedhjet 2025 vazhdon të mbetet një fushë e shtruar për manovra të rrezikshme”.

“Kur qeveria në detyrë justifikon vonesat apo mungesën e vullnetit politik me pretendimin se Serbia po ndikon te pakicat joshqiptare, ata jo vetëm që shmangin përgjegjësinë e tyre, por edhe minojnë bashkëjetesën dhe përpjekjet për integrim”, shkruan ajo, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Formimi i qeverisë nga zgjedhjet 2025 vazhdon të mbetet një fushë e shtruar për manovra të rrezikshme.

Kur qeveria në detyrë justifikon vonesat apo mungesën e vullnetit politik me pretendimin se Serbia po ndikon te pakicat joshqiptare, ata jo vetëm që shmangin përgjegjësinë e tyre, por edhe minojnë bashkëjetesën dhe përpjekjet për integrim.

Kjo retorikë e armiqësimit të pakicave me shumicën është e rrezikshme, sepse krijon ndarje të reja në një shoqëri që ende po shëron plagët e së kaluarës.

Pakicat nuk janë mjet për kalkulime politike. Ato janë qytetarë të barabartë të Republikës së Kosovës. Pakicat joserbe janë nënshkruesë të pavarësisë, ndërtuesë të institucioneve dhe kontributdhënës besnik të shtetit të Kosovës.

Albin Kurti duhet të ndalojë së shpikuri armiq të brendshëm sa herë që i mungon vendosmëria apo përgjegjësia për të vepruar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit