23.9 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Islami: Serbia manipuloi rastin e Faton Hajrizit për manovra politike

- Advertisement -

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka thënë se rasti në të cilin mbeti i vrarë Faton Hajrizi është shfrytëzuar nga Serbia për të arritur qëllime të caktuara politike dhe ekonomike.

Në një postim në Facebook, Islami ka shprehur dyshimet e tij se incidenti është përdorur për të heshtur kancelarin gjerman, Olaf Scholz – që vizitoi Serbinë në ditën e vrasjes së Hajrizit – dhe protestat kundër fillimit të punimeve për minierat e litiumit.

Sipas tij, vizita e kancelarit gjerman pritej të ushtronte presion ndaj qeverisë serbe për arrestimin e Milan Radoiçiqit, një figurë e lidhur me krimin e organizuar dhe udhëheqës i grupit terrorit të 24 shatorit.

“A e shfrytëzoi Serbia rastin e Faton Hajrizit për ta hesht Kancelarin Gjerman për : Radoçiçin  dhe kundër protestave që do të mbaheshin kundër, fillimit të punë së minierave për Litimum!?

Incidenti në Serbi, ku mbeti i vrarë një pjesëtar i policisë Sërbe dhe më pas edhe sulmuesi, ndodhi pikërisht në kohën kur Serbia planifikonte që të finalizonte kontratat për litiumin dhe ku pritej të kishte protesta qytetare që angazhohen për ruajtjen e ambientit. Ardhja e Kancelarit Gjerman, pritej të  ishte presion  ndaj Qeverisë Sërbe dhe pritej që të kërkonte arrestimin e Radojcicit por nuk e bëri këtë ,pas incidentit i cili e heshti rastin”, ka shkruar Islami në Facebook.

Islami thekson se incidenti ndodhi vetëm 9 km larg vendit ku planifikohet të ndërtohen minierat e litiumit, dhe shtetrrethimi i zonës nga forcat policore serbe e bëri të pamundur organizimin e protestave nga qytetarët.

Islami ngre dyshime për faktin se Hajrizi nuk u lokalizua më herët, duke sugjeruar se kjo mund të mos ketë qenë qëllimi i autoriteteve serbe.

“Duhet të cekë se pas incidentit që ndodhi rreth 9 km nga vendi ku do të ndërtohen minierat për Litium, qytetaret e këtyre anëve e kishin të pa mundur për të protestuar për shkak të shtetrrethimit të  gjithë zonës nga forca të mëdha policore. Dje gjatë tërë ditës raportuan mediat serbe por edhe MPB- serbe se si Faton Hajrizi  u ndihmua nga grupe kriminale serbe që të shkoj deri në zonen e cekur, duke e ditur faktin që i njëjti nuk kishte në planë që të dorëzohej dhe ishte i armatosur, pritej të ketë incidente të të cilat ka gjasa që ishin të planifikuara.

Përkundër shtetrrethimit të hekurt në zonë, i dyshuari u vra vetm një ditë pas, pasi që disa qytetar njoftuan policinë për vendndodhej e tij. Ështe e habitshme se si nuk u lokalizua i dyshuari me heret, mbase ky nuk ishte qëllimi”, ka shtuar Islami.

Islami thekson se mbështetja financiare dhe logjistike mund të ketë ndikuar në arratisjen e Hajrizit nga burgu, teksa shpreh dyshimet se incidenti mund të ketë qenë i planifikuar nga Serbia për të akuzuar Kosovën për destabilizim dhe për të maskuar veprimet e saj të brendshme.

“Faton Hajrizi më parë ishte  në vikend në shtëpi dhe eshte kthyer në burg. Ndryshimi i dhe çasja e tij ,që të largohet nga burgu i tipit të hapur ka ngjallë dyshime se : Me shumë gjasë, një mbështetje e fuqishme, nxitje dhe përkrahje finaciare, mund të ketë ndikuar në arratisjen e tij;

Tashmë dihen me emra dhe mbiemra se personat që e kanë ndihmuar Fatonin  në Serbi, janë serb dhe njëri prej tyre i arratisur nga burgu. Është e pa kuptimt se si një në arratisur të lëviz i lirë me veturë dhe të angazhohet për transportim të qytetarëve;

A është koincidenc apo plani  serb se ; Vetem një ditë me herët, në Serbi kanë deklaruar që Kosova dhe BiH po përgaditin plane për destabilizim të Serbisë. Incidenti ka ndodhe afër kufirit dhe me gjasë është supozuar largimi i sulmuesit për në BiH, apo me pas në Kosovë;  Mendoi se Incidenti është shfrytëzuar menjëhere për ta akuzuar Kosovën, duke e cilësuar si vepër terroriste dhe të organizuar. Në fakt, organizimi po duket të jetë bërë nga Serbia”, ka përfunduar Islami.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit