Ish-kryetari i Lidhjes Popullore të Kosovës (LPK), Bedri Islami, në “Debat Plus” ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur një krah përkëdhelës ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
“Ndoshta duket e pabesueshme, mirëpo njeriu që ka mbajtur gjithmonë një krah asnjanës deri diku përkëdhelës ndaj LDK-së ishte Hashim Thaçi”, ka thënë Islami.
Ai ka thënë se i njëjti nuk vinte në tubime.
“Hashim Thaçi nuk vinte në tubime, ndoshta nuk ishte i zoti që të flasë, nuk e di këtë punë, por idetë i kishte më të qarta se të tjerët, të jemi real”, ka thënë tutje Islami.