10.5 C
New York
Thursday, March 13, 2025

Buy now

Ishte zhdukur prej disa ditësh, gjendet i vdekur këngëtari i njohur

- Advertisement -

Kantautori Luke Bell ka vdekur në moshën 32-vjeçare. Artisti i muzikës country u raportua për herë të parë i zhdukur në Arizona më 20 gusht. Ai vuante nga një çrregullim bipolar. Lajmin e raportoi fillimisht Saving Country Music. Miku dhe kolegu i tij, Matt Kinman e konfirmoi më vonë atë dhe dha detaje.

Luke Bell u zhduk në Tucson, Arizona kur po bashkëpunonte me Kinman për një shfaqje. Ai vuante nga një çrregullim bipolar dhe gjendja e tij mendore ishte përkeqësuar së fundmi. Policia po vazhdon hetimet ndërsa autopsia pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Këngëtari i Country, Luke Bell, është gjetur i vdekur nëntë ditë pasi ishte zhdukur.  (Foto: Getty Images)

Luke Bell ka lindur më 27 janar 1990, në Cody, ëyoming. Ai ndoqi Universitetin e ëyoming dhe vendosi se donte të ndiqte një karrierë muzikore ndërsa ishte ende në kolegj. Ai la universitetin dhe filloi karrierën në Austin, Teksas, me një numër koncertesh në Lone Star State’s Capital.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit