Një 30 vjeçar nga fshati Rahovicë e Ferizajt, është gjetur pa shenja jete në pyllin e fshatit Sojevë të Ferizajt
Nga hetimet e para, egzaminimit të vendit të ngjarjes viktima L.M (M/K) i moshës 30 vjeçar nga fshati Rahovicë e Ferizajt dyshohet se kishte kryer vetëvrasje, vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga mjekët kujdestar të spitalit rajonal të Ferizajt, njofton Policia e Kosovës.
Personi në fjalë ditë me parë ishte shpallur i zhdukur dhe Policia kishte kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin dhe vendodhjen e tij.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e personit të zhdukur Leonard Shefki Mahmuti, i cili nga 28 shkurti ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Në njoftimin e Policisë thuhej se në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për publikimin e fotografive të personave në kërkim/personave të zhdukur, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin dhe vendndodhjen e personit të zhdukur.
“Personi i zhdukur është: Leonard (Shefki) Mahmuti, i lindur më datë 07.09.1993 me vendbanim në fshatin Rahovicë të Ferizajt. Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi për vendndodhjen e tij, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250, 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë”, thuhej në njoftim