17 C
New York
Monday, June 16, 2025

Buy now

Ishte planifikuar për ditën e hënë Anulohet dasma e djalit të Netanyahu pas tensioneve Izrael-Iran

- Advertisement -

Pas përshkallëzimit të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, është anuluar dasma e Avner Netanyahu, djalit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, e cila ishte planifikuar të mbahej të hënën në kibucin Yakum.

Ceremonia kishte shkaktuar reagime të forta dhe thirrje për protesta nga lëvizjet kundër qeverisë. Masat e sigurisë ishin jashtëzakonisht të rrepta, me rrethim me tela me gjemba dhe mbyllje të hapësirës ajrore përreth.

Çifti vendosi të mos ftojë figura politike për të shmangur tensionet në një kohë delikate, por kundërshtarët kritikuan organizimin duke theksuar se shumë pengje izraelitë mbeten ende të bllokuar në Rripin e Gazës.

Të ngjashme

Të fundit