Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 5, Ina Aderi, është përballur me një situatë të pazakontë në “Fan Club”, aty ku iu ofrua të shihte një video të Keijsit.
Në video, Keijsi tregonte se gjithçka ka nisur për lojë dhe se marrëdhënien me Inën e ka krijuar për shou.
“Ku ka gjëra tamam, në BBV është çdo gjë shou. Shumë gjëra do të ndahen, halli është të marrim përfitime. Nuk është gjë serioze. Nuk e dua (Inën). Është e kuptueshme që është për lojë, edhe nëse nuk e kupton ku qëndron problemi”.
Foto: YouTube
“Të shkojë sa të shkojë, pak muaj. Secili ka jetën e vet, shou do të bëj. Qëllimi ishte të kapim shou, reklama, wow çifti”, thoshte Keisji në video.
Ina ka mbetur e shokuar dhe e habitur pas kësaj videoje, por më pas ka kërkuar të sqarohet me Keijsin.
Foto: YouTube
Fillimisht asaj i është lexuar edhe një letër ku ish-banori i shprehte dashurinë, situatë që ia shtoi edhe më shumë paqartësinë.
Më pas ishte vetë Kiara ajo e cila ftoi në studio Keisjin, i cili erdhi me trëndafila të kuq, ku u shpjegua se gjithçka ishte një shaka. /Telegrafi/








