20.2 C
New York
Tuesday, July 2, 2024

Buy now

“Ishte një eksperiencë e mirë për gjithsecilin”, Sylvinho: Të jesh në këtë lloj kompeticioni nuk është e lehtë

- Advertisement -

Ashtu siç ishte raportuar, rreth orës 15:00, Kombëtarja e Shqipërisë mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”. Të shumtë ishin gazetarët, që ishin mbledhur për të pritur lojtarët e teknikun Sylvinho, për t’i bërë disa pyetje më shumë rreth aventurës së tyre në Gjermani, e cila për fatin tonë të keq, mbaroi shumë shpejt.

I pari që doli përpara kamerave ishte “timonier” i kësaj skuadre, braziliani Sylvinho, i cili u shpreh se pavarësisht gjithçka është shumë i lumtur për mbështetjen e madhe të tifozëve dhe si për performancën e “Kuqezinjve”, në Gjermani, teksa më tej theksoi se është pjesë e projektit, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të largohet nga stoli i “Legjionarëve”.

“Jam shumë i lumtur që më kanë mbështetur, jam pjesë e tyre, ndihem shumë mirë dhe i falenderoj. Jam mirë. Ishte një eksperiencë e mirë për gjithsecilin, ishte shumë e vështirë. Jam shumë krenar për federatën, lojtarët. Kishim shumë tifozë që na mbështetën, dua t’i falenderoj të gjithë.

Të jesh në këtë lloj kompeticioni nuk është e lehtë, duhet të përgatitesh mirë që të bësh krenar të gjithë. Të luash kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës ishte një gjë e madhe. Për mua dhe lojtarët ishte një eksperiencë e paharrueshme. Lojtarët duhet të kuptojnë që kanë bërë diçka të madhe.

Kemi një rrugë të gjatë për të bërë, jam krenar për çdo lojtar. Kemi lojtarë të rinj dhe e ardhmja është e bukur. Këto lojtar do ta përfaqësojnë shumë mirë Kombëtaren. Jam pjesë e projektit. Jam shumë i kënaqur në këtë 1 vit e gjysmë që kam punuar. Falenderoj edhe njëherë të gjithë tifozët që na kanë mbështetur”,- u shpreh tekniku brazilian.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit