Peng i këtij projekti, që nuk po realizohet, ka mbetur edhe familja 11 anëtarëshe në Muhoc të Ferizajt, të cilën e ka vizituar gazeta Nacionale.
Ndërtimi i shtëpisë së kësaj familje ishte pjesë e projektit në fjalë që ishte paraparë të realizohej nga Ministria për Kthim dhe Komunitete.
Pamjet që kanë sjell gazetarët e Nacionales tregojnë se kjo familje është duke jetuar në kushte tejet të rënda.
Ndonëse kanë kaluar disa vite që është premtuar nderimi i këtyre shtëpive, zyrtarët qeveritarë nuk kanë ndonjë shpjegim të arsyeshëm për neglizhencën e realizimit të këtij projekti.
Komuna e Ferizajt ka bërë me dije se janë angazhuar për t`i dalë në ndihmë familjes në fjalë.
Komuna ka treguar se për këtë rast kanë kontaktuar me email edhe Ministrinë për Kthim dhe Komunitete.
Kjo komunë kishte kërkuar leje nga ministria për ta ndihmuar familjen në fjalë, por përgjigja që kishte marr nga ministria i kishte shokuar.
Në vend se t`i bëhej zgjidhje familjes në fjalë, aty fajësoheshin strukturat e kaluara politike për mosrealizimin e projektit.
Sipas ministrisë, të njëjtat e kanë penguar realizimin e projektit.
“Familja Alijaj ka qenë ndër të parat të cilës u është filluar shtëpia për ndërtim, por si pasojë e një operatori të pa përgjegjshëm të trashëguar nga mosmenaxhimi i duhur nga strukturat e më hershme politike të cilat kanë udhëhequr këtë ministri, kemi qenë të detyruar të ndërpresim kontratën për mosveprim adekuat nga ana e operatorit. Dhe si pasojë shtëpitë e 23 familjeve nuk kanë arritur të përfundojnë ndërtimin”, është thënë në përgjigjen e ministrisë për Komunën e Ferizajit.
Për këtë çështje, gazeta Nacionale ka kontaktuar edhe ministrin për Kthim dhe Komunitet, Nenad Rashqi.
Ky i fundit ka pranuar se projekti është vonuar për shkak të gabimeve të stafit të tij.
“Po doket se janë bërë do gabime administrative që kanë rezultuar në fund se kemi humbur shumë kohë”, ka thënë Rashiq për gazetën Nacionale.
Ai është zotuar se në muajin tetor do të rregullohet kjo çështje do të iu bëhet zgjidhje familjeve në fjalë.
“Unë zakonisht i fajësoj bashkëpunëtoret e mi, të cilët ndoshta nuk kanë ditë mirë me përgatite dokumentacionin. Në muajin tetor, ne do ta rregullojmë problemi për të gjitha familjet”, ka thënë Rashiq.
Përkundër neglizhencës së Qeverisë, Komuna e Ferizajt i ka dalë në ndihmë familjes në fjalë.
Pas raportimit të Nacionales, Drejtoria e Shëndetësisë së kësaj komune ka ndarë mjete financiare për trajtimin shëndetësorë për bashkëshorten e z. Sherif Alijaj.