Banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba ka folur me disa nga banorët për bashkëjetesën e saj me Limin.
Ajo është shprehur se ndarja ka ndodhur në shtator, më pas ka pasur një rikthim, siç u shpreh ajo, problematik.
“Ne kemi pasur bashkëjetesë deri në shtator, në shtator e bëm një ndarje, pas ndarjes kishim një rikthim shumë problematik, ku në mes ishte edhe tradhtia”.
“Kishim rikthim, por jo më bashkëjetesë, kishim si një gjysmë bashkëjetese, por nonstop rrinim bashkë”, u shpreh Alba.






