Skuadra e Llapit ka pësuar humbje minimale 0:1 në ndeshjen ndaj Malishevës e vlefshme për javën e tretë të Superligës së Kosovës.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Bunjaku në minutën e 54’të,
Kujtojmë që Llapi ishte me një lojtar më shumë në fushë qysh nga pjesa e dytë.
Kjo ishte fitorja e parë e trajnerit Bekim Isufit me Malishevën në Superligën e Kosovës.
Kujtojmë që Malisheva tani shkon në kuotën e katër pikëve, me aq mbetët edhe Llapi i Tahir Batatinës.