Visar Ymeri, tashmë është larguar nga politika dhe nuk është pjesë e ndonjë partie, e tani është pjesë e shoqërisë civile.
Por, dikur Visar Ymeri ishte numri një i Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Lajmi.net
Ai në një intervistë për Lajmi.net ka treguar se si erdhi deri te kjo pozitë dhe si arriti, t’i marrë 97% të votave brenda partisë.
Ymeri ka thënë se deri te kjo shifër erdhi pas një marrëveshje të personave kyq të VV në mënyrë që të demokratizohej partia dhe të tregohej që nuk është partia e lidhur vetëm me Albin Kurtin.
“Koha dhe mënyra qysh kam ardh unë deri të pozita e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka qenë kohë e bindjesh… ma shumë ka qenë situatë e marrëveshjes së disa personave kryesorë që kanë pasur ndikim në Lëvizjen Vetëvendosje, e cila pastaj e ka pasur një qëllim kogja të qartë të rrugës përpara e ajo ka qenë demokratizimi që me dërgu sinjalin jashtë që VV-ja nuk është një njeri që në atë kohë është njohur Albin Kurti si lider, por që ka edhe persona të tjerë”, ka thënë ai.