Ish-modelja e njohur, Katie Price, i ka shokuar fansat me fytyrën e saj jashtëzakonisht të tendosur, teksa u shfaq në një video të re që promovonte vajin e CBD-së.
Kohët e fundit, 47-vjeçarja ka ngjallur shqetësim mes fansave të saj pikërisht për pamjen e dobët, edhe pse ajo ka mohuar se ka përdorur injeksione për humbje peshe.
Në videon në fjalë, Katie shpjegoi përfitimet e maskës CBD, duke u thënë fansave se ‘vërtetë funksionon’ dhe më pas shton:
“Sinqerisht të gjithë do të më falënderoni për rekomandimin, më tregoni në komente nëse e keni provuar”.
CBD, ose kanabidioli, është një përbërës kimik që gjendet në bimën e kanabisit që mund të nxirret dhe të përdoret në forma të ndryshme, si vaj, kapsula ose produkte ushqimore. Është një suplement popullor që përdoret për qëllime të ndryshme, duke përfshirë menaxhimin e dhimbjes, lehtësimin e ankthit dhe përmirësimin e gjumit.
Por shumë fansa ishin më pak të shqetësuar për vajin dhe më shumë të shqetësuar për pamjen e 47-vjeçares ndërsa komentonin.
“Shpresoj shumë që ajo të ndalojë së bëri më operacione”, shkruante një komentues dhe një tjetër shton: “Ishte kaq e bukur natyrale”.
“Çfarë i ka ndodhur fytyrës së saj? Ajo ka nevojë për lutje njerëz”, ka shkruar një tjetër.