11.6 C
New York
Wednesday, March 5, 2025

Buy now

“Ishte i bllokuar, dëgjoja zëra…”, asamblistja nga Peja rrëfen se si i shpëtoi djali i saj nga vërshimet

- Advertisement -

Asamblistja e Kuvendit Komunal të Pejës nga radhët e LDK’së, Dafina Draga ka treguar se si i shpëtoi djali i saj nga vërshimet që ndodhën të shtunën në këtë qytet.

Draga tha se djali i saj ishte i bllokuar në qytet dhe se dëgjoi në telefon disa persona duke e ndihmuar të mos shkel në zona të rrezikshme.

Tutje, asamblistja falënderoi ata që e ndihmuan, derisa shprehu ngushëllime për dy personat që humbë jetën.

“Derisa djali im ishte i bllokuar nëper rruget e qytetit dhe në çdo menyrë ne mundoheshim ta marrim ne shtëpi , në telefonin e hapur dëgjoja zëra ,,eja djalosh këtu kujdes mos shkel aty se janë kanale të hapura , rri larg shtyllave elektrike,, atyre zërave atyre njerzve ju falenderohem me zemer se ne për njeri tjetrin jemi gjithmonë mbështetje e madhe !

Sot, bashkëndjejmë me familjarët e jetëve të humbura 😢💔dhe me të gjithë qytetarët e Pejës që u preken nga kjo fatkeqësi natyrore”, ka shkruar Draga në Facebook.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit