0.3 C
New York
Thursday, February 12, 2026

Buy now

Ishte e para që doli kundër dorëheqjes së tij, Abdixhiku e “shpërblen” me postin e shefes së GP-së deputeten Lushaku-Sadriu

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka propozuar deputeten Jehona Lushaku-Sadriu, për Shefe të Grupit Parlamentar.

Në profilin e tij në Facebook, Abdixhiku e ka lavdëruar deputeten e LDK-së.

Kam propozuar, profesoreshën Jehona Lushaku Sadriun për Kryetare të Grupit Parlamentar të LDK-së në legjislaturën e dhjetë. Jehona është një deputete me integritet, me përgatitje akademike dhe përvojë politike, por mbi të gjitha një bashkëpunëtore e afërt, e ndershme dhe e përkushtuar me gjithë qenjen njerëzore në demokracinë parlamentare, në shtetin ligjor dhe në orientimin euroatlantik të Kosovës – vlera që janë themel i LDK-së”, ka shkruar ai, duke u shprehur i bindur se me përgjegjesi të lart do të kryej këtë detyrë.

Jam i bindur se në këtë përgjegjësi të re do ta udhëheqë Grupin Parlamentar me përkushtim, korrektësi politike dhe respekt për njerëzit me të cilët punon. Mbi të gjitha, do ta përfaqësojë Lidhjen Demokratike të Kosovës me dinjitet dhe do ta bëjë krenar çdo mbështetës tonin, ashtu si edhe vetë qytetarët e Kosovës, për përfaqësimin parlamentar të LDK-së. Të priftë e mbara, Jehona!”, Lushaku.

Duke se i pari i LDK-së e ka shpërblyer deputeten e re për besnikrinë që ka treguar ndaj tij.

Lushaku-Sadriu ishte zyrtarja e parë e kësaj partie që kishte deklaruar publikisht se nuk do të pranonte dorëheqjen e Lumir Abdixhikut.

Lushaku-Sadriu ishte zyrtarja e parë e kësaj parti që kishte deklaruar publikisht se nuk do të pranon dorëheqjen e Lumir Abdixhiki.

Disa ditë para mbajtjes së Kuvendit të Punës së LDK-së, ku kryetari i LDK-së kishte paralajmëruar dorëheqjen, Lushaku-Sadru kishte dalë kundër dorëheqjes.

Ajo kishte bërë me dije se do të votonte kundër dorëheqjes së Abdixhikut.

Unë votoj kundër dorëheqjes së tij, sepse mendoj që ai ka ende potencial, ka potencial në të cilin unë besoj që ai mund të shkojë përtej, mund ta krijojë një frymë brenda partiake, ku rritet partia edhe me potencialin e tij, po edhe me potencialin e LDK-së, traditën dhe unitetin brendapartiak që mund ta krijojmë edhe bashkë, edhe si ekip, unë shpresoj që LDK-ja të ecë përpara dhe të jetë alternativa më serioze për ta qeverisur vendin”, ishte shprehur ajo.

Të ngjashme

Të fundit