27.2 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

“Ishte arterie zhvillimi”- PDK në Lipjan denoncon Imri Ahmetin për neglizhencë ndaj hekurudhës së kësaj komune

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Lipjan, me kandidat për kryetar të kësaj komune Shukri Bujën, ka kritikuar pushtetin aktual të Imri Ahmetit për neglizhencën ndaj hekurudhës së komunës së Lipjanit.

Në një ‘reel’ të shpërndarë në ‘Facebook’, PDK në Lipjan thotë se komuna me Imri Ahmetin nuk ka ndërmarrë asnjë hap serioz për ta adresuar çështjen e hekurudhës.

Hekurdha që kalon përmes qytetit të Lipjanit dhe territorit të komunës është bërë kufi i heshtur që ndan njerëzit, lagjet dhe zhvillimin. Për vite të tëra, kjo linjë hekurudhore i ka ndarë jo vetëm vendbanimet nga njëra-tjetra, por edhe qytetarët nga qasja e lirë, e sigurt dhe moderne në infrastrukturë. Komuna e Lipjanit nuk ka ndërmarrë asnjë hap serioz për ta adresuar këtë ndarje të padrejtë që ka bllokuar jetën urbane dhe zhvillimin ekonomik. Kjo hekurudhë ndan qytetin në dy pjesë dhe shkëput lagje të tëra nga qendra, shërbimet publike dhe institucionet”, thuhet në video.

Banorët e zonave përtej hekurudhës ndihen të lënë pas dore, të përjashtuar dhe të harruar. Në mungesë të urave, mbikalimeve apo kalimeve të sigurta, qytetarët detyrohen të rrezikojnë jetën çdo ditë. Ndërkohë, nga komuna asnjë investim serioz, asnjë projekt për ta kapërcyer këtë ndarje fizike dhe shoqërore. Hekurudha, që dikur mund të ishte një arterie zhvillimi, është shndërruar në një vijë ndarëse të padrejtësisë dhe neglizhencës institucionale. Kjo është pasojë direkte e një qeverisjeje komunale që nuk planifikon, nuk investon dhe nuk dëgjon qytetarët. Për Lipjanin, nuk ka pasur ura bashkimi, por vetëm barriera ndarëse dhe kjo duhet të ndryshojë!”.

Të ngjashme

Të fundit