28.8 C
New York
Sunday, June 29, 2025

Buy now

Ishin pa licencë, Vitia njofton se janë mbyllur 8 institucione shëndetësore private: Shëndeti i qytetarëve s’mund të rrezikohet

- Advertisement -

Arben Vitia ministër në detyrë i Shëndetësisë, ka njoftuar se tetë institucione shëndetësore private janë mbyllur të cilat ishin duke operuar pa licencë.

Vitia, u ka bërë thirrje institucioneve të tjera që ofrojnë shërbime shëndetësore të respektojnë ligjin dhe të veprojnë sipas rregullave

‘‘Shëndeti i qytetarëve nuk mund dhe nuk do të lejohet që të rrezikohet nga veprimtari të paligjshme’’, ka shkruar ai.

Postimi:

Inspektorati Shëndetësor vazhdon punën profesionale duke garantuar respektimin e ligjit dhe standardeve të shërbimeve shëndetësore.

🚫 Si pjesë e inspektimeve të rregullta, këtë javë që po e lëmë pas janë mbyllur 8 institucione shëndetësore private që operonin pa licensë.

❗️ U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që ofrojnë shërbime shëndetësore të respektojnë ligjin dhe të veprojnë sipas rregullave. Shëndeti i qytetarëve nuk mund dhe nuk do të lejohet që të rrezikohet nga veprimtari të paligjshme.

🙏 Faleminderit Inspektoratit Shëndetësor dhe të gjithë inspektorëve për punën e përditshme dhe të palodhshme.

Të ngjashme

Të fundit